Kandidati për deputet, Arben Gashi ka reaguar pas debatit në Dukagjini, debat i pa parë në një formë të tillë, në një bashkpunim mediash.

Duket se Gashin nuk e ka “kënaqur” paraqitja e Kurtit e Osmanit, derisa ka ironizuar me fjalët e një kandidatëje të re, video e të cilës është bërë virale; “Cka po ndodhe me ju, ndoshta sepse emisioni “juaj” nuk ka moderator”, ka shkruar ai, transmeton Ballkani.info.

Gashi ka ironizuar edhe me faktin se debati s’kishte moderator, derisa program sipas tij nuk ekziston as në këtë fushatë e as në këtë debat për Kurtin e Osmanin.

Postimi: