Gashi – Bislimit: Keqpërdorët arkivat e shtetit, ju dëshmuat që nuk keni dashtë me qeverisë

Shefi i Grupit Parlamentar, Arben Gashi, ka replikuar kundër ministrit të Financave, Besnik Bislimi, ku i tha se keni keqpërdorur arkivat e shtetit, kur nxorët vendimin për shkarkimin e Nekibe Kelmendit.

“Ju po dëshmoni që nuk keni dasht me qeverisë, pajtohemi ose nuk pajtohemi, por jo duke keqpërdorur arkivat e shtetit, me nxjerr vendime të pjesëshme për me kriju opinion”, tha Gashi.

Ndërsa, Bislimi tha se LDK-ja po gënjen lidhur me shkarkimin e ish-ministres së Drejtësisë, Nekibe Kelemendit, pasi që sipas tij ajo nuk është larguar vetë por është shkarkuar nga kryeministri i asaj kohe, Hashim Thaçi.

Në Kuvendin e Kosovës është duke u mbajtur seanca për rrëzimin e Qeverisë Kurti.