Opozitari rus

Garry Kasparov: Putin e vrau Navalny ngadalë dhe publikisht, ai dështoi shpejt dhe fshehurazi

Me rastin e vdekjes në burg të opozitarit rus Alexei Navalny, ka folur opozitari rus në ekzil Garry Kasparov.

“Putini u përpoq dhe dështoi të vriste shpejt dhe fshehurazi Navalny me helm, dhe tani ai e ka vrarë ngadalë dhe publikisht në burg”, ka shkruar Kasparov, transmeton Ballkani.info.

Ai u vra, shtoi ai, “sepse ai ekspozoi Putinin dhe mafien e tij si hajdutë dhe kriminelë. Mendimet e mia janë me gruan dhe fëmijët e trimit”. /Ballkani.info/