Gareth Bale thyen rekordin e tij personal të lëndimeve

Një dëmtim i ijëve do të bëjë që Gareth Bale të humbas ndeshjet kundër Espanyolit dhe Club Brugge për Real Madridin.

Ylli i Uellsit ka pësuar lëndimin e 25 që pas ardhjes te Real Madrid në vitin 2013.

Kështu, Bale ka thyer rekordin e tij nga Tottenham, ku ishte dëmtuar 24 herë për gjashtë vjet, raporton AS, duke iu referuar një faqeje në internet, që merret me lëndimet e futbollistëve.

10 nga 25 lëndimet e Bale, ishin të lidhura me zonën e këmbës së majtë.

Bale ka munguar në 90 ndeshje për Real Madridin që nga transferimi në vitin 2013, shkaku i lëndimeve.