Gardianët i gjejnë drogë një të burgosuri në Dubravë

Gjatë kontrollit të një të dënuari, oficerët korrektues në Burgun e Dubravës kanë gjetur një statusi të mariuhanes.

Burimet e IndeksOnline brenda policisë kanë thënë se i dënuari me inicialet Sh.T., në pavijonin numër IV posedonte 8 gramë stubstancë të dyshuar narkotike të llojit mariuhanë.

Ngjarja ka ndodhur të dielën rreth orës 18:00 dhe i gjithë rasti është regjistruar nga kamerat e sigurisë.

Substanca narkotike është konfiskuar dhe në konsultim me prokurorin e shtetit, rasti cilësohet posedim i paautorizuar i narkotikeve, substancave psikotrope ose analoge.

Rasti ka shkuar në gjykatë në procedurë të rregullt.