Gardisti i Gardës Ruse, rreshteri i vjetër Dimitry Vodnev, para mesë një viti, gjatë stërvitjeve në Qendrën e stërvitjeve të gardës,  kishte rënë nga kati i katërt i një ndërtese, duke pësuar lëndime të rënda.

Drejtuesit e Gardës Ruse ishin munduar që rrëzimin e gardistit ta paraqesin si tentim për vetëvrasje dhe jo lëndim të rëndë, i shkaktuar gjatë stërvitjeve.

Si pasoj e lëndimeve të rënda, Vodonev ishte operuar dy herë dhe shpenzimet e operimeve që është dashur të shlyheshin nga Garda Ruse, deri me tani nuk janë shlyer. Në vend të shlyrjes së shpenzimeve të operacioneve ndaj Vodnev është ngritur akuzë për tentim për vetëvrasjes.

Drejtuesit e Gardës Ruse, në lidhje me rastin e Vodonev, kanë refuzuar të përgjigjen për media, duke iu referuar Ligjit Federal `Për trupat e Gardës Ruse dhe mbrojtjen e informacionit në lidhje me punonjësit e gardës`.

Dëshmitari i ngjarjes brenda Gardës Ruse që kishte pranuar të fliste lidhur me rastin. Ai kishte njoftuar se pas aksidentit të Vodnev, ushtrimet ekstreme janë zvogëluar për disa herë. Dëshmitari konfirmon se kushtet në Qendrat e trajnimit të gardës janë shumë të këqija dhe urdhëratë ipen me zë, pra jo përmes radiolidhje apo me kufje.

Tek rasti i Vodnevit thuhet se deri sa ai ishte duke u përgatitur të lëshohet nga lart për herën e dytë, ati i ishte thënë me zë nga poshtë që të mos lëshohet se litari nuk ishte i sigurt, për shkak të lartësisë ai nuk e kishte dëgjuar thirrjen dhe ishte lëshuar duke rënë nga kati i katërt.

Dimitry Vodnev, ka angazhuar një avokat i cili është duke e bërë gati ankesën në rast që Garda Ruse nuk kompenson shpenzimet e operimeve dhe lëndimet e shkaktuara gjatë stërvitjes. Sipas avokatit Vladimir Baryshev, në rast që nuk bëhet kompensimi i shpenzimeve të operacioneve dhe dëmtimeve të shkaktuara, klienti i tij mund të kërkoj dëmshpërblim nga Garda Ruse në vlerë prej 2 milionë rublave.