Gara për rikthimin e punëtorëve në LIMAK: Nuk kemi pranuar asnjë shkresë zyrtare nga inspektorati i punës

Inspektorati i Punës ka marrë vendim që të kthej në vendet e punës të gjithë të larguarit nga Aeroporti Ndërkombëtarë i Prishtinës “Adem Jashari”.

Lidhje me këtë vendim, Insajderi ka kontaktuar me zëdhënësen e ANP-së, Valentina Gara, e cila tha se nuk kanë pranuar asnjë shkresë zyrtare.

“Nuk kemi pranuar asnjë shkresë zyrtare nga Inspektorati i Punës”, ka thënë Gara

Bazuar në vendimin e Inspektoratit thuhet se LIMAK, obligohet që të anuloj vendimin për mos vazhdimin e kontratave brenda 8 ditëve për 23 (njëzet e tre) punonjësit e poshtë cekur: Elfete Gashi, Ramize Grajçevci, Naser Hajdari, Mergime Aliçkaj, Elizabete Hoxha, Asdrem Mustafaj, Bukurije Mziu, Kumrije Gashi, Zelhane Bislimi, Emine Jashanica, Helidona Maliqi, Violeta Kelmendi, Shqipe Kelmendi, Agneta Dragaj, Gentian Syla, Arben Binaku, Andi Binaku, Sebahate Toverlani, Seide Bunjaku, Fidaij Avdullahi, Fexhrije Lushtaku, Jehona Ramadani dhe Hanife Sogojeva.

Gjithashtu, LIMAK obligohet që poashtu në një afat prej 8 ditësh të anulojë edhe njoftimet për mos vazhdmin e kontratave të punës për 28 (njëzet e tetë) punonjësit: Blerim Zharku, Qamil Muqolli, Zejnepe Bekteshi, Hamëz Kryeziu, Faton Gërguri, Agron Mejzinolli, Sami Hasolli, Venas Sinani, Bajram Berisha, Besnik Elshani, Besnik Ademi, Irfan Sadriu, Afrim Aliqkaj, Vigan Isufi, Besfort Shala, Valdrin Fejza, Murat Syla, Bashkim Rama, Florim Xhema, Bajram Krasniqi, Visar Xhekaj, Yll Derguti, Irfan Krasniqi, Rinor SogojevaVioleta Aliu, Endi Bujupi, Anda Korqa dhe Fitore Bina.

Ndërsa Ankesa e LIMAK nuk mund ta shtyj vendimin e Inspektoratit të Punës së Republikës së Kosovës.
Inspektorati i Punës në këtë vendim ka konstatuar një varg shkeljesh nga LIMAK gjatë njoftimit të punonjësve për shkëputjen e Kontratave.

Ndër të tjera në këtë vendim thuhet se LIMAK nuk ka arritur të dëshmoj se largimi i punëtorëve kishte të bënte me probleme financiare pasi që i njëjti nuk ka ofruar dëshmi për probleme të tilla.
Shkelje tjetër procedurale ishte edhe se LIMAK kishte bërë kur kishte autorizuar Basri Zuka që të nënshkruante vendimet për mos vazhdimin e kontratave, pasi që i njëjti në përshkrimin e detyrave të tij nuk ishte paraparë edhe kjo kompetencë.

Basri Zuka në përshkrimin e detyrave të tij, është përgjegjës vetëm për rekrutimin e punonjësve por jo edhe për nënshkrimin e vendimeve për shkëputje të kontratave.

Gjithashtu, Inspektorati i punës ka konstatuar se të gjithë të larguarit nga puna janë anëtarë të Sindikatës së Pavarur ANP Adem Jashari të cilët ishin pjesëmarrës në grevën e organizuar më 19,20,21 Gusht 2019, ku ata kërkuan trajtim të barabartë dhe kushte më të mira të punës