Deputetja

Ganimete Musliu zbulon detaje nga udhëtimet me deputetët e VV’së, flet për sjelljet e tyre

Deputetja e PDK’së, Ganimete Musliu, ka thënë se kolegët e saj deputetë nga VV kanë njollosur oponentët politik edhe në udhëtimet jashtë vendit.

Në emisionin Frontal ajo ka thënë se deputetët edhe në udhëtime bënin luftë të tmerrshme.

“Në cdo takim që kemi shku ne zyrtarisht jasht shtetin, këta e kanë pasë agjendën e tyre për të njollosur oponentët politik. Në mungesë të lëvizjes së lirë, kryeministri në detyrë po shfaqet përmes letrave. Deputetët e Vetëvendosje, në cdo udhëtim që kemi pasë zyrtarë, qoftë në kuadër të Komisioneve Parlamentare, kanë bërë luftë të tmerrshme duke njollosur oponentë të tyre politikë.

Musliu tutje ka shtuar se komunikime të tilla nuk bëhen me botën e jashtme.

Kjo cka tani po shihet nga lideri i VV-së me komunikim përmes letrave, është më e pakta cka mund të shihet sepse këta në asnjë moment nuk e kanë ndalur një fushatë të tillë. Komunikimi me botën nuk shkon në këtë mënyrë sic është duke bërë kryeministri i shkarkuar Kurti”, ka thënë ajo.