Ganimete Musliu shkon në Burojë të Thaçit, hyn në serë dhe shikon nga afër punën e bujqve

Ganimete Musliu, deputete e PDK-së sot me mëngjes ka marrë rrugë për në Burojë të Skenderajt, ku ka vizituar një bujk të këtij fshati.

Ajo ka vizituar familjen e Bedri Tahçit, ku ka parë nga afët serën që ka punuar ai.

Postimi i Musliut:

Mirëmengjesi ju themi nga Buroja ku bashkë me drejtorin e Drejtorisë për Bujqësi, Pylltari dhe Zhvillim Rural (DBPZHR) në Komunën e Skenderajt z. Behxhet Maliqi, vizituam familjen e Bedri Thaçit.

Kjo familje njihet për kultivimin e perimeve.

Ata punojnë me përkushtim e pa përtesë pasi që shitjen e prodhimeve e kanë të garantuar.

Kjo familje ka arritur qyshë tani të kontraktojë me blersit.

Ishte kënaqësi të dëgjosh storiet e suksesit nga Bedriu dhe bashkëshortja e tij por patjetër i dëgjuam më vëmendje edhe kërkesat dhe sfidat me të cilët bujqit tanë ballafaqohen.