Deputetja e Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), Ganimete Musliu, i ka reaguar ashpër deputetes së VV-së, Mirlinda Tishkukaj Sadiku, pasi kjo e fundit ka kërkuar unifikim të grave deputete kundër dhunës së grave
Musliu në seancën e ka akuzuar deputeten e VV-së, për mos miratimin e rezolutës për blerjen e protezave për veteranët e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës (UÇK).
“Sinqerisht populli e thotë një fjalë mos e vet se të kallxon vet. Sapo e pranoj dështimin e luftës e dhunës në familje. Ju keni dështuar me luftuar dhunën në familje. Sa i përket unifikimit të zërit për çështje të ndjeshme kjo deputete që sapo na kryqëzoj neve që jemi duke bashkëpunuar kjo ka halucinacione dje nuk arriti të dalë mbi vetveten dhe ta voton amendamentin për protezat të invalidëve të luftës së UÇK-së Në këtë Kuvend dje nuk e ka votuar amendamentin e propozuar nga Bekim Haxhiu për t’i siguruar protezat për gjymtyrët e invalidëve të luftës të cilët kanë lënë gjymtyrët e veta në frontet e luftës që kjo me ardh sot këtu e me shitë çallëm”, tha Musliu në seancën e Kuvendit të Kosovës, shkruan Ballkani.info.
Musliu më pas akuzoi deputetët e VV-së për dhunën që i është bërë asaj.
“Sa i për ketë dhunës ndaj grave. Unë jam ajo që jam ballafaquar në gjykatë me dhunën që e keni nxitur ju. Me gjuhen e juaj me fjalorin e juaj. Sa është dënuar ai që më ka sulmuar, wshtw dwnuar me 5 mijë euro. Por ju që jeni këtu jeni tw gatshwm tw paguani edhe 10 mijë me na likuidu krejt neve. Nuk do t’ia arrini. Dhe unë luftën kundër dhunës ndaj grave nuk e bëjë në këtë mënyrë. Mos i keqpërdorni vuajtët e popullit. Ju e di që jeni të etur me fol të gjithë sepse keni dështuar. Prandaj, sot të gjithë e merrni fjalën sepse jeni të etur me dal me u arsyetuar. Por s’keni kredibilitet. Keni dështuar në çdo gjë tjetër. Keni dështuar edhe në luftimin e dhunës ndaj grave”, tha Musliu. /Ballkani.info/







