Ashtu siç ka raportuar dje Ballkani.info, deputetja e PDK-së, Ganimete Musliu ka konfirmuar se pas seancës parlamentare për 100 ditëshin e Qeverisë Kurti, ka pranuar mesazhe kërcënuese.

Në mesin e mesazheve që arritën në adresën e saj, Musliu thotë që kanë qenë edhe të natyrës seksuale, e deri tek “prerja e kokës me sakicë”.

Këto raste ajo shkruan që i ka denoncuar në Polici të Kosovës, ku tani një person është intervistuar dhe është dërguar në mbajtje për 48 orë.

Postimi i saj i plotë: