Deputetja

Ganimete Musliu i krahason zgjedhjet në PDK me ato në Amerikë

Sot e ftuar në emision DPT te Fidani në T7 është deputetja e Kuvendit të Kosovës nga rradhët e Partisë Demokratike të Kosovës, Ganimete Musliu.

Ajo ka folur për zgjedhjet e brendshme në partinë e saj që sollën si kryetar Kadri Veselin. Ka pasur shumë kritika se procesi ka qenë jodemokratik, pasi që Veseli nuk ka pasur asnjë kundërkandidat për pozitën e kryetarit.

“Të jap një shembull që dëshmon të kundërtën. Në të gjitha nivelet kemi pasur kundërkandidatë”, ka thënë Musliu.

“Zgjedhjet në PDK ma kanë qu mallin sikur zgjedhjet në Amerikë”, ka shtuar Musliu.

Pastaj ajo ka thënë se zgjedhjet e brendshme në partinë e saj janë shembull për partitë tjera.

loading...