Deputetja e Partisë Demokratike të Kosovës, Ganimete Musliu, ka kritikuar ashpër mungesën e kabinetit qeveritar në seancën e sotme të Kuvendit.

Musliu në Facebook ka publikuar një fotografi nga Kuvendi, ku shihet se shumica e qeveritarëve mungojnë.

Për këtë, ajo Qeverinë Kurti e ka cilësuar si të paaftë dhe frikacake.

“Qeveri e pa afte dhe frikacake, s’guxon të vije e te perballet me pytjet e deputetve.”, ka shkruar Musliu në Facebook.

Kujtojmë se në rendin e ditës së seancës së sotme në Kuvend, janë edhe pyetjet parlamentare.

Postimi i plotë i Musliut:

Qeveri e pa afte dhe frikacake, s’guxon të vije e te perballet me pytjet e deputetve.