Kandidatja e Koalicionit AAK-Nisma-E30, Ideal, Ganimete Havolli është kandidate e mirëpërgatitur që synon të mbrojë vlerat e shenjta kombëtare dhe familjen.
“Familja është themeli i shoqërisë dhe një vlerë e shenjtë që Zoti na ka dhuruar” thotë nr.57 i AAK-E30, shkruan Ballkani.info.
Ajo shprehet e gatshme që në Kuvendin e Kosovës të mbrojë dhe rikthejë themelet e familjes dhe shtetit në binarët e drejtë, duke kundërshtuar degradimin e vlerave që Qeveria Kurti ka shkaktuar.
E plotë:
Familja është themeli i shoqërisë dhe një vlerë e shenjtë që Zoti na ka dhuruar. Si nënë dhe qytetare e përkushtuar, unë angazhohem për mbrojtjen e këtyre vlerave të shenjta, duke dhënë kontributin tim për edukimin dhe forcimin e tyre.
Përmes angazhimit tim në politikë, në kuadër të Koalicionit për Kosovën Fitues, synoj të mbroj dhe të rikthej themelet e familjes dhe të shtetit në binarët e drejtë, duke kundërshtuar degradimin e vlerave që Qeveria Kurti ka shkaktuar.
Mbështetja juaj për mua, përmes votimit të numrit 57 në listën fituese 137, është një hap i rëndësishëm drejt forcimit të familjes dhe ndërtimit të një shteti më të drejtë e më të fortë. Bashkë mund t’i kthejmë shpresën Kosovës!







