Gani Koci, anëtar i PDK-së dhe ish pjesëmarrës në luftën e UÇK-së, ka reaguar pas fjalimit të deputetit të VV-së, Liburn Aliu në Kuvendin e Kosovës.

“Ky po na flet për UÇK-në! Është mirë, Liburni, të na tregoj qysh i pat “lagë” pantallonat, dhe ku dhe kur i ka pas ndodhë kjo lagëje!”, ka shkruar Koci, pa dhënë detaje se për çfarë bëhet fjalë saktësisht.

Aliu kritikojë presidentin Thaçi dhe deputetët e PDK-së për krijimin e Gjykatës Speciale dhe mos paditjen e Dick Martyt nga ana e Thaçit. /Ballkani.info/