Gani Gecit i ndalet rryma dhe bllokohet në ashensor, publikon pamjet

Ish-deputeti Gani Geci ka publikuar një video, ndërsa ka treguar se mbrëmë është bllokuar në një ashensor në Prishtinë për shkak të ndërprerjes së energjisë elektrike.

Ai ka publikuar një video ku shihet i bllokuar në ashensor dhe krejt në terr.

Geci e ka komentuar edhe deklaratën e kryeministrit Albin Kurti, i cili tha se për shkak të krizës me energji elektrike, një natë është ngrohur me batanije.

“Mbrëmë erdha në Prishtinë, duke e ndegju Qeverin mezi u bo mengjes tu nxeh me batanije, hyra në lift, u ndal rryma e mbeta ne lift. Nana e vakive jam bre!”, shkroi Geci.