Gani Geci rrëfen se si babai i Vjosa Osmanit i tha ma ruaj qikën: “Këta dy djemtë e mi, e kjo qikë e imja vdesin para kësaj qikës tënde, Vjosës”

Zyrtari i LDK-së, Gani Geci ka rrëfyer momentin kur kishte kandiduar për kryeministre të vendit.

Geci ka treguar një moment se si babai i Vjosa Osmanit i kishte kërkuar që t’ia ruante të bijën.

“Kur iu patën vërsul këta lepurushat, njerëzit e LPK-sê, babai i Vjosa më ka thënë a po ma run qëtë qikë. Faktikisht, Vjosës ia kam dhanë qikën teme. Unë i kam thënë se a po i sheh këta tre fëmijtë e mi, dy djemtë dhe vajzën time, kanë me vdek përpara qikës tënde”, tha ai në Kanal 10.

Geci tha se pas Vjosa Osmani u afrua me Vetëvendosjen, më nuk më lejoj të hyjë as në Kuvend.