Gani Geci kërkesë Vjosa Osmanit: Besim Dajakun dhe Bekim Kastratin shpalli heronj të Kosovës

Ish-deputeti i Kuvendit, Gani Geci, ka dalur me një kërkesë për presidenten, Vjosa Osmani, që ish-shokët e tij, të vrarë pas luftës, Besim Dajaku dhe Bekim Kastrati, t’i shpall heronj të Kosovës.

Dajaku dhe Kastrati, ishin vrarë me 19 tetor të vitit 2001, gjatë një atentati të cilit i shpëtoi ish-deputeti Geci.

Shkrimi i plotë nga Gani Geci:

Të nderuar qytetarë,
unë kam një kërkesë publike për presidenten e Republikës së Kosovës.

Tani kur nga data 19.10.2021 jan bërë më tepër se 20 vjet nga dita kur dora tradhtare me urdhëra nga lartë në një pritë mirë të orgonizuar dhe mirë të paguar vranë Besim Dajaku pjesëtarë i sigurisë së Presidentit Rugova dhe Bekim Kastrati gazetar i gazetës ”Bota Sot” dhe në këtë rastë me plagosen ndersa Shani Geci shpetoj pa plagë ,kërkoj nga presidentja e vendit znj.Vjosa Osmani që Besim Dajakun dhe Bekim Kastratin ti shpallë Heronj të Kosovës.