Gani Geci, Albin Kurtit: Mos i dëgjo njerëzit e PDK-së dhe SHIK-ut që i ke në parti

Eksponenti i LDK-së që nga dita e parë, Gani Geci, e ka komentuar letrën e Albin Kurtit, liderit të VV-së, drejtuar liderit të LDK-së, Isa Mustafa.

Në këtë letër, Kurti ka kërkuar që mos të përcaktohen këto dy parti për kandidatin për kryeministër, por ai që merr më shumë vota të jetë kryeministër.

Kurti ka thënë se Vjosa Osmani mund të jetë bartëse e listës, por drejtues i koalicionit duhet të jetë ai, shkruan Ballkani.info.

Geci ka ironizuar me Kurtin, duke thënë se ai mund të mbetet numër 120 në listën vetëm ta përfaqësoj koalicionin.

Postimi i plotë i Gani Gecit:

LEMNI MU NR.120 VETEM TA PERFAQSOJ KUALICIONIN
Zoti Kurti i juve me këtë po kërkoni ta përfaqsoni LDKnë si përfaqësues të kualicionit ???nuk shkon kjo nuk ështe ferë
Jeni ju dy kryetarët e dy partive qe keni bisedua deri tash dhe kjo nuk mund të shkoj ndryshe vazhdoni bisedat dergone Kualicionin para ores 24 se te tjeret do te bahen bashk pa kso probleme keshtu nuk hecë nuk mud ta perfaqsoni ju LDKnë as LDK nuk mund të ju përfaqësoj VV .
Kjo që e keni shkruar është sa per të thënë që une ju luta ju nuk deshtët!
Juve dhe fansat e juaj me vite e vite e shani LDKnë pse e ka zbatuar një marrëveshje politike me PDK-në te shkruar ne leter.
Ndërsa po harroni që gjysma e deputetve që u larguan nga VV me parë ishin në PDK, ose parti tjera për disa është deklaruar se kanë qenë edhe SHIK.

Gjithashtu tani gjysmen e kryesisë e keni me ish anëtarë të kryesisë së PDKsë edhe të tjerë që PDK i ka pas vendosur neper poste politike ne Kosovë

Sido që të jetë neve nuk po na pengon një gjë e tillē që ju keni njerëz të PDK-së brenda edhe pse nuk ju dihet ende misioni sepse disa ikën nga partija juaj,dhe kur do ikun këta të tjerët mbetet të shihet .
Pasi kanë ikur nga PDK mos prit se nuk do të ikun edhe nga ti.
Prandaj mos i dëgjo PDK-në që e ki në kryesi të VV -së por vepro vetë se ata janë në rreshtë pas teje në VV e jo ti pas tyre.
Lemni mua numer 120 vetem me marrveshje ta përfaqësoj VV dhe LDK -en
ahahhahhahaha.
Me respekt GG

loading…