Debati televiziv

Gafi i ri i Daçiqit: “Me gëzuat që po me prekni” | Shihni si e pengon Jovanoviqin ta tregoi para kamerës Marrëveshjen e Brukselit (Video)

Jovanoviq gjatë paraqitjes së përbashkët në televizion, tha se Daçiq ishte në Qeverinë që ra dakord që negociatat për Kosovën të zhvendosen nga Kombet e Bashkuara në Bashkimin Evropian.

Partia e Re Demokratike e Serbisë (DSS) ka publikuar një video në të cilën shihet se gjatë një paraqitje të përbashkët mysafire të liderit të asaj partie, Millosh Jovanoviq dhe kryetarit të Partisë Socialiste të Serbisë (SPS), Ivica Daçiq. Daçiq nuk e lejon Jovanoviqin ta nxjerrë nga dokumentet pikërisht Marrëveshjen e Brukselit, transmeton Ballkani.info.

Gjatë një daljeje të përbashkët në Radio Televizionin Serb (RTS), Jovanoviq tha se Daçiq ishte në Qeverinë që u pajtua që negociatat për Kosovën të zhvendosen nga Kombet e Bashkuara në Bashkimin Evropian.

“Në vitin 2011 që nga fillimi i dialogut teknik i keni njohur letërnjoftimet, i keni dhënë kopjet e librave kadastral dhe amzë, në vitin 2013 ju zoti Daçiq keni arritur Marrëveshjen e Brukselit dhe e keni larguar drejtësinë e Serbisë nga veriu i Kosovës, e keni tërhequr Mbrojtjen Civile, etj”, tha  Jovanoviq.

Megjithatë, Daçiq tha se kjo ishte “absolutisht e pavërtetë”.

“Epo, sa e pavërtetë, ja ku është marrëveshja”, u përgjigj Jovanoviq dhe u përpoq ta merrte nga tavolina marrëveshjen e Brukselit, për t’ua treguar shikuesve, por Daçiq nuk e lejonte. /Ballkani.info/