Gafa e radhës në Twitter e Donald Trump

Presidenti i ShBA-së, Donald Trump njihet për ‘cicërimat’ e tij me stil në rrjetin social Twitter.

Pas udhëtimit të tij të fundit në Britaninë e Madhe për tu takuar me familjen mbretërore, qeverinë dhe të tjerë, Presidenti Trump ka shkruar në Twitter për t’u lavdëruar për të gjithë personat e profilit të lartë që ka takuar dhe për çfarë kanë biseduar.

Në Twitter ai shkroi:

“U takova dhe fola me “zyrtarë të huaj qeveritarë” çdo ditë. Sapo takova me Mbretëreshën e Britanisë, Princin e Balenave, Kryeministren e Britanisë së Madhe, Kryeministrin e Irlandës, Presidentin e Francës dhe Presidentin e Polonisë. Biseduam për gjithçka”

Presidenti i ShBA-së, i është referuar Princit të Uellsit me Princi i Balenave, duke e ngatërruar shtetin Wales të Britanisë së Madhe me Whales e që në gjuhën angleze do të thotë balenë.