Gabimi tragjik në spital! Mjeku praktikon abortin tek gruaja e gabuar

Kishte shkuar në spital për të marrë disa vitamina për shtatzëninë, por kur doli prej tij, nuk e kishte fëmijën që mbante në bark.

Një mjek në Korenë e Jugut, praktikoi abortin tek gruaja e gabuar, duke e ngatërruar me një paciente tjetër.

Viktima e gabimit dramatik ishte gjashtë javëshe shtatzënë dhe ishte paraqitur në klinikën në Gangseo, për të marrë disa vitamina. Por pak më vonë e gjeti veten të shtrirë në krevat, ku infermierja i tha se do të bënte procedurën dhe i bëri anestezinë, në vend të vitaminave që i ishin premtuar.

Pak më vonë mjeku gjinekolog praktikoi abortin dhe gruaja u nxor nga spitali.

Disa orë më vonë pacientja e cila nuk e dinte se çfarë kishte ndodhur, u paraqit në spital me hemorragji. Pas kaosit të momentit, u zbulua se në spital mjeku kishte ngatërruar pacienten dhe atë ditë 7 gushti, kishte praktikuar abortin tek gruaja e gabuar.

Lidhur me këtë rast policia ka nisur hetimet për neglizhencë, ndërkohë që mjeku dhe infermierja janë vënë nën akuzë, teksa rasti ka tronditur gjithë vendin dhe jo vetëm.

loading…