Seksi

Gabimet që femrat bëjnë para se të kenë marrëdhënie seksuale

Të qenët e depiluar gjatë gjithë kohës, e veshur bukur dhe në humor për t’i plotësuar çdo dëshirë partnerit duket se janë shumë larg realiteti ! Ndonëse çfarë ndodh në dhomën e çiftit mbetet aty ne do të ndërhyjmë vetëm nëse ju do të bëni gabimet e mëposhtme.

Depiloheni disa orë para seksit
Kur të merr rutina e të përditshmes, të mbetet gjithnjë e më pak kohë për vetem (gjë që nuk duhet të ndodhë) dhe përfundon duke u depiluar kur të duhet të veshësh ndonjë fund. Mund të ndiheni rehat me veten, por shumë femra pranojnë se depilohen shumë pak përpara seksit

Marrja e medikamenteve të caktuara
Antihistamines (ilaçet antialrgjike) thajnë membranat mukozale sidomos membranat e organit gjenital femëror.

Mos hani ushqime pikante
Ushqime të ndryshme mund t’i japin një aromë karakterisitke vaginës së femrës, por që nuk mund të themi është e këndshme. Ushqimet pikante mund të shkaktojnë gazra dhe fryrje.

Mos pini shumë lëngje
Një studim në Universitetin e Missouri-St. Louis ka dalë në përfundimin se 11 për qind e përdoruesve të alkoolit kishin probleme në arritjen e orgazmës: Meshkujt që pinë e kanë të vështirë të përjetojnë ereksione. Përpara se të hidheni në krevat sigurohuni që fshikëza juaj është e zbrazët.

Mos përdorni ushqime gjatë marrëdhënies seksuale
Ushqimet e përdorura gjatë seksit, të tipit si çokollata apo mjalti mund të bëjnë një mjedis perfekt për lulëzimin e baktereve .