Sulmuesi brazilian

Gabigol e kërkon edhe një mundësi nga Interi

Gabriel Barbosa ka insistuar se do të dëshironte edhe një mundësi te Interi, pavarësisht se ai është lidhur me një kalim në West Ham dhe Flamengo.

Sulmuesi, i njohur me nofkën Gabigol, ishte në huazim te klubi i tij i parë Santos pasi që kishte dështuar për të bërë një paraqitje gjatë tërë vitit 2016 në Inter.

Ai ishte huazuar të Benfica ku po ashtu nuk kishte minuta të shumta kurse tani më shumë mundësi nuk ka vend më në San Siro.

“Para se të marrë ndonjë vendim dua të flas me Spallettin”, ka insistuar Gabigol duke folur në një intervistë të Panorama.

“Do të jem në Itali më 7 janar për një takim. Dua që Interi të ma jep edhe një mundësi që të luaj për ta”.