Futsall: Liqeni shkruan histori, kalon fazën parakualifikuese të Ligës së Kampionëve

Skuadra e futsallit, Liqeni ka shkruar histori në arenën ndërkombëtare.

Liqeni ka arritur që të kalojë fazën parakualifkuese të Ligës së Kampionëve në futsall.

Në ndeshjen e fundit dhe vendimtare të fazës së grupeve, ekipi nga Drenasi e ka mposhtur ekipin gjerman Weilimdorf me rezultat 3:2.

Golat për ekipin kosovar i shënuan Shkodra, Ramadani dhe Sanchez Nagles.

Në dy ndeshjet tjera të Grupit H, Liqeni i ka mposhtur Tavsancalin 5:0 dhe Helvecian 7:6.

Me 9 pikë nga tri ndeshje, Liqeni përfundoi në vendin e parë, duke realizuar 15 gola dhe pranoi tetë.

Kampioni i Kosovës, Liqeni, do t’i vazhdojë garat në raundin tjetër që njihet si “Main Round”.

Shorti për këtë fazë do të hedhet me 30 gusht, kurse ndeshjet zhvillohet prej 26-31 tetor.