Emin Baliqi

Futbollisti mitrovicas godet analistët: Derisa në Evropë analizohet taktika e lojës, tek ne analistët flasin se çka tha taksisti

Ish-futbollisti i mirënjohur kosovar, Emin Baliqi ka thumbuar analistët e futbollit kosovar të cilët janë bërë bukur të zhurmshëm nëpër studiot televizive, por që analizat e tyre nuk po pëlqehen shumë në opinion pasi më shumë po bëhen për “like”.

Ai përmes një postimi në Facebook, ka shprehur hidhërimin e tije në adresë të tyre duke e bërë një krahasim interesant mesa analistëve në studiot televizive në Evropë krahas këtyre në Kosovë, shkruan Ballkani.info.

“Derisa Arsen Wenger me ekpertet e tjerë flasin dhe japin ide per “offside” qe loja e futbollit të bëhet më atraktive të japin më shumë gola, tek ne debatohet se çka tha taksisti dhe  si duhet të jetë drenazha në stadiume.

Futbolli si term gjithkah është i njejtē mirëpo tema e debatit e bën dikun më lartë e dikun më poshtë.

“Edhe diqka Messi kur pi qojke durte naltë gjyshës vet po ja dedikojke,😆”, ka shkruar Baliqi.

Të kujtojmë se kohëve të fundit ka qenë në thumb të kritikave Kombëtarja e Kosovës madje edhe kur merrte rezultate pozitive, ato mbeteshin nën hije duke u kapur për tema tjera, gjë e cila krijonte përshtypje se dikujt po i pengojnë rezultatet pozitive. /Ballkani.info