Futbollisti i prekur nga koronavirusi: Nuk e dija se ishte aq keq, u mbyta me …

Sulmuesi i Fiorentinës, Dushan Vlaholiq, ka shpjeguar momentin kur e ka kuptuar se është prekur nga koronavirusi.

Ai ka folur në lidhje me vuajtjet që ka kaluar dhe vizitën në spital.

“Isha në shtëpi, po flija dhe u zgjova i mbytur me djersë dhe me grip. Mata temperaturën dhe ishte 37, piva ca ilaçe dhe mora në telefon klubin. Në mbrëmje temperatura ime shkoi në 39 gradë, kështu që shkova në spital. Nuk e dija se ishte aq keq, por jam mirë tani dhe po pushoj.

“Tani vetëm duhet të pushoj dhe për 14 ditë do të largohet. Duhet vetëm të qëndroj larg njerëzve. Nuk kam parë shokët e mi të ekipit, por mendoj se dhe ata janë mirë”, – tha ai.