Në vrullin më të madh të çështjes së sulmuesit Fiorin Durmishaj që la Shqipërinë për Greqinë ka menduar Enea Mihaj që t’i hedh benzinë zjarrit.

Mbrojtësi i ri nuk flet shqip dhe ka refuzuar shumë ekipin tonë kombëtar në pritje të kombëtares helene, por në momentin që ftesa nuk i erdhi u vesh kuqezi.

Në një intervistë për mediet greke, 20-vjeçari ka folur sërish në lidhje me situatën e tij dhe zgjedhjen e bërë.

Lojtari i Panaitolikos e ka pranuar se ka zgjedhur ekipin tonë vetëm se nuk pati interesim nga Greqia, pasi përndryshe nuk do t’i bashkohej Shqipërisë.

“Po e pranoj se dëshira ime ishte të luaja për Greqinë. Nuk shfaqën interes për mua, ndërsa Shqipëria më ka kërkuar me ngulm për një vit. I vlerësova përpjekjet e tyre dhe e pranova ftesë për t’iu bashkuar kësaj kombëtareje. Unë e justifikoj zgjedhjen time, pasi kam luajtur në arenën ndërkombëtare me lojtarë që luajnë në liga të rëndësishme dhe kam fituar shumë prej kësaj”, – u shpreh ai.