Ende pa e veshur fanellën e Barcelonës, blerja e re e klubit katalonas Frenkie de Jong është duke lënë mbresat e para në “Santiago Bernabeu”.
De Jong, të cilin Barça e bleu në janar dhe u pajtua ta transferojë gjatë merkatos së verës është duke shkëlqyer me fanellën e Ajaxit që sot eliminoi Realin e Madridin nga Champions League.
21-vjeçari pati një pjesë të parë fantastike dhe bëri disa veprime të jashtëzakonshme me top ndaj të riut Vinicus dhe lojtarit më të mirë në botë Modric.
Frenkie De Jong gör horhus med Modric pic.twitter.com/Mh6SJrWJO1
— Fotbollsdamp (@Fotbollsdamp) March 5, 2019







