Kosova-Malta

Futbollistët e Maltës të entuziazmuar para ndeshjes me Kosovën

Futbollistët e Maltës të entuziazmuar para ndeshjes me Kosovën

Kombëtarja e Maltës ka arritur gjatë ditës së sotme në kryeqytetin e Kosovës, Prishtinë.

Malta është mysafire e Kosovës nesër në kuadër të ndeshjes së tretë në Ligën e Kombeve.

Ndeshja do të zhvillohet në stadiumin, ”Fadil Vokrri”, dhe natyrisht se Kosova është favorite absolute, transmeton IndeksOnline.

Pas ardhjes në Prishtinë, futbollistët maltezë janë akomoduar në njërin prej hoteleve më të mira në vend.

Më pas, futbollistët e Maltës kanë shfrytëzuar motin e mirë sot duke ecur nëpër sheshin e Prishtinës.

Maltezët duken të entuziazmuar dhe mjaft të motivuar para ndeshjes së nesërme.