Gjest madhështor

Futbollistët e Kosovës vizitojnë fëmijët në Klinikën Pediatrike

Futbollistët e Përfaqësueses së Kosovës po vazhdojnë t’i lumturojnë qytetarët e Kosovës me veprimet e tyre si brenda fushës po ashtu edhe jashtë saj.

Valon Berisha, Milot Rashica, Lirim Kastrati dhe portieri Visar Bekaj, janë përkujdesur që t’u kthejnë buzëqeshjen në prag të festave të fundvitit fëmijëve të shtrirë në Klinikën Pediatrike (në të gjitha repartet) në QKUK.

Këta futbollistë, kanë zgjedhur Kosovën për të kaluar pushimet e fundvitit, dhe qëndrimin në vendlindje e kanë shfrytëzuar për t’i gëzuar fëmijët.

Gjithë ky organizim po bëhet në kuadër të kampanjës së ‘Dardanëve’ e cila quhet “Për njëri-tjetrin’ dhe do të vazhdojë deri të hënën në të gjitha qytetet e Kosovës.

Disa fotografi nga aktiviteti i sotëm mund t’i shikoni në pjesën e mëposhtme.