Futbollistët e Cityt dhuratë speciale për tifozët

Tifozët e Manchester Cityt ishin të magjishëm =mbrëmjen e së mërkuës në Champions, përballë Tottenhamit, por kjo nuk mjaftoi që skuadra e tyre e zemrës të kualifikohej për në fazën gjysmëfinale të kompeticionit.

Megjithatë në shenjë mirënjohjeje për mbështetjen e pakufizuar, futbollistët e Manchester Cityt kanë vendosur t’u mbulojnë tifozëve të tyre shpenzimet për udhëtimin në Londër, për ndeshjen finale të FA Cup, që do të luhet më 18 Maj në “Wembley”.

Plot 26 autobusë do të nisen nga Manchesteri, me destinacion “Wembley”-n, për të transportuar fansat e “citizens”, ndërsa pagesa e tyre është marrë përsipër nga futbollistët e skuadrës.