Fustani që veshi Vjosa Osmani në inaugurim, i ngjashëm me një që kishte veshur Donika Kadaj

Vjosa Osmani ka pranuar dje zyrtarisht detyrën e Presidentes së Republikës së Kosovës.

Gjatë kësaj ceremonie, vëmendje të madhe mori edhe fustani që kishte veshur Osmani.

Në ditën e inaugurimit si presidente, ajo kishte veshur një fustan me ngjyrë vjollcë mbi të cilin pati edhe një pelerine.

Por, një fustan të ngjashëm me të Osmanit, mund t’ia keni parë veshur edhe një ish-deputetje të Kuvendit të Kosovës. Bëhet fjalë për ish-deputeten e Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Donika Kadaj-Bujupin.

Një fustan të tillë, ajo e kishte veshur në një tubim në tetor të vitit 2019. Madje, foto me këtë fustan, ka të publikuara edhe në llogaritë e saj në rrjete sociale.