Aksident

Fushë Krujë-Milot, aksidentohet për vdekje këmbësori

Një tjetër person ka gjetur vdekjen nga aksidentet në akset rrugore të vendit. Një i tillë është regjistruar pasditen e kësaj të premteje në autostradën Fushë Krujë-Milot, në afërsi të vendit të quajtur “Kryqëzimi i Patokut”.

Siç raportohet nga korrespondentja e Top Channel, një automjet ka përplasur për vdekje një këmbësor. Viktima nuk ka mundur t’i mbijetojë traumës së madhe dhe ka ndërruar jetë në vend.

Sipas dëshmitarëve, makina që e aksidentoi këmbësorin është larguar nga vendngjarja.

Policia, ndërkohë, pasi është vënë në dijeni të aksidentit po punon për mësimin e rrethanave të tij dhe për kapjen e autorit të dyshuar në arrati.