Fushë Kosovë

Fushë Kosovë, dyshohet se një vajzë u dhunua seksualisht derisa ishte nën ndikimin e alkoolit

Një femër dyshohet se është dhunuar ditën e diel në Fushë Kosovë.

Siç thuhet në raport, vajza dyshohet se ka qenë nën ndikimin e alkoolit.

“Është raportuar se viktima femër kosovare përderisa ishte nën ndikim të alkoolit, dyshohet se ishte dhunuar nga i dyshuari mashkull kosovar. I dyshuari është arrestuar dhe pas intervistimit me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje”, thuhet në njoftim.

Policia shton tutje se nga i dyshuari është sekuestruar një pistoletë me gaz.

Rasti është duke u hetuar.