Fusha e stadiumit “Fadil Vokrri” në gjendje fantastike para ndeshjeve ndërkombëtare

Ballkani, Llapi, Drita e Gjilani në muajin korrik nisin aventurën e tyre  në garat ndërkombëtare, shkruan Demokracia.com.

Drita luan në Champions League, ndërsa Drita, Llapi e Gjilani do të garojnë në Conference League. I vetmi stadium që i plotëson kriteret për ndeshje ndërkombëtare është ai i “Fadil Vokrrit”.

Federata e Futbollit e Kosovës po e vazhdon një punë të shkëlqeyshme në këtë impenjant ndërsa vetëm disa dita para se të nisin garat, fusha duket në gjendje perfekte për t’i pritur këto ndeshje të mëdha.