Fury nokauton Chisoran, mbron titullin WBC

Tyson Fury e ka nokautuar Dereck Chisoran të shtunën në mbrëmje për ta mbrojtur me suksesin titullin WBC në peshën e rëndë.

Meçi që u zhvillua në stadiumin e Tottenhamit zgjati 10 runde.

Fury ishte pothuajse në secilin rund dominues ndaj Chisoras. Dhe në fund e mposhti për herë të tretë me nokaut. E kishte mundur edhe në vitin 2011 e 2014.

Për Furyn, 34 vjeç, ishte fitorja e 33-të në karrierën profesionale dhe e 24-a me nokaut. Ka një barazim.

Ndërkohë, Chisora 38 vjeç, regjistroi humbjen e 13-të në karrierë.