Funksionari i LDK-së reagon pas zhvillimeve dramatike në Degën e Obiliqit

Funksionari i Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), Bajram Gecaj ka reaguar pas zhvillimeve në degën e Obiqiqit.

Xhafer Gashi pritet të udhëheqë me LDK-në në Obiliq.

Kryesia e Degës së LDK-së në Obiliq, ka shprehur pakënaqësi në lidhje me procesin zgjedhor që është duke u zhvilluar.

Në një postim në Facebook, kryetari aktual i Degës, Mehmet Krasniqi thotë se nga Kryesia Qëndrore janë manipuluar emrat që do të bartin procesin zgjedhor.

Pas gjithë kësaj “drame” ka reaguar edhe Gecaj i cili ka thënë se në LDK, ka hapësirë për të gjithë por që njerëzit e njëjta nuk mund të mbajnë pozita të përjetshme.

“Partia e madhe ka vend për të gjithë, por jo përjetësisht në pozitat e njëjta … nuk ka gjë më të mirë se sa të jeshë në gjendje ta kuptosh kur është mjaft … “enough is enough”!”, ka shkruar ai.