Funerali i Mbretëreshës Elizabeth, 8 km rresht dhe 35 orë pritje për të bërë nderime ndaj trupit, ngrihen tenda

Londra po përgatitet të mirëpresë miliona njerëz që do të vërshojnë rrugët kryesore të kryeqytetit për të vajtuar mbretëreshën e tyre të dashur Elizabeth.

Fansat e Pallatit kanë ngritur tashmë kampin në kryeqytet për funeralin e Mbretëreshës Elizabeth që nga e hëna, me publikun që mund të presë deri në 35 orë për të parë trupin e Madhërisë nga afër, mes paralajmërimeve se hotelet, transporti dhe shërbimet e sigurisë do të arrijnë kufijtë e tyre operacionalë.

Fansat mbretërorë tashmë janë duke fjetur në trotuare ndërsa presin ardhjen e kortezhit mbretëror në Londër nesër.

Zyrtarët presin që Westminster Hall, vendi që do të marrë trupin e mbretëreshës, të ketë një kapacitet prej afro 350,000 njerëz gjatë kohës që arkivoli do të jetë në pamje të publikut.Deri në një milion njerëz pritet të mbërrijnë për të kapur një pamje të fundit të Mbretëreshës

750,000 deri në një milion njerëz që pritet të duan të bëjnë nderimet e tyre, shumë prej tyre mund të humbasin një shans të madh për të parë Mbretëreshën Elizabeth nga afër për herë të fundit, ndërsa të tjerët mund të luftojnë për të arritur edhe në Londër, duke pasur parasysh trafikun që do të krijohet në rrugë.

Edhe me rreth një milion njerëz që duan të shohin vetë funeralin e Mbretëreshës Elizabeth, i cili është i krahasueshëm me numrat për ceremoninë ekuivalente të Princeshës Diana në 1997, shefat hekurudhor po hartojnë plane për trenat 24 orë në kryeqytet, thekson Daily Mail.

Netëork Rail paralajmëroi për “kërkesë të paprecedentë” dhe Transporti për Londrën tha se disa stacione mund të mbyllen nëse ka probleme me kontrollin e njerezve.

Kërkesa për strehim në Londër është tani në nivelin më të lartë që nga Lojërat Olimpike të vitit 2012

Me disa fansa mbretërorë të kampuar tashmë në The Mall, UK Hospitality tha se hotelet kishin parë një rritje të rezervimeve pas vdekjes së Mbretëreshës të enjten e kaluar.

Çmimet e hoteleve ishin deri në katër herë më të larta se një javë më parë dhe kërkesa për akomodim në Londër gjatë dy javëve të ardhshme është tani në nivelin më të lartë që nga Olimpiada e 2012-ës.

Organizatorët e ceremonisë po përgatiten për 3,000 njerëz në orë që të kalojnë pranë arkivolit për të bërë nderime, rreth 328,000 në total në 109 orët nga nesër deri të hënën e ardhshme kur trupi do të jetë në pamje publike në Westminster Hall, me radhë që pritet të shtrihu për pesë milje, kjo është rreth 8 kilometra!

Funerali i Mbretëreshës Elizabeth: Pritja në radhë nga ora 17 deri në 35

Operacioni Feather është aktualisht duke u zhvilluar, me tualete portative dhe stacione uji që po ngrihen, ndërsa ekspertët kanë frikë se Londra mund të jetë ‘plot’ për herë të parë.

Kishave përgjatë rrugës do t’u kërkohet të ofrojnë mbështetje për ata që presin, me komitetin qeveritar të planifikimit të urgjencës që aktualisht vlerëson kohën e pritjes nga 17 deri në 35 orë.

Do të ketë edhe një radhë për personat me aftësi të kufizuara për akses të veçantë, ndërsa restorantet dhe kafenetë pritet të qëndrojnë të hapura gjatë natës me leje të posaçme.

Qeveria ka njoftuar se do të ketë ndihmë për vajtuesit që nuk mund të presin gjatë në radhë. Zëdhënësi tha: “Shumë njerëz me siguri do të duan të shohin arkivolin dhe ne do të bëjmë gjithçka që është e mundur për të akomoduar sa më shumë njerëz, përfshirë ata që mund të mos jenë në gjendje të presin fizikisht aq gjatë, për shembull për shkak të aftësisë së kufizuar“.

Oficerët e Policisë Metropolitane, si dhe policia e Uellsit, po drejtojnë rrugën e pritshme, pjesë të së cilës tashmë janë të rrethuara, në pritje të njerzve që duan t’i japin lamtumirën monarkut që ka mbretëruar për 70 vjet./abcnews.al