Fundoset vetura në Badovc, aty po flinte 5-vjeçari, flasin shpëtimtarët (video)

Sot rreth orës 15:00 është fundosur një veturë në Liqenin e Badovcit. Brenda saj gjendej një fëmijë i moshës 5-vjeçare.

Mrekullisht është arritur të shpëtohet fëmija i cili po flinte brenda veturës.

Lidhur me rastin, për Indeksonline kanë folur kryetari i kësaj shoqate, Ali Vitia dhe shefi i rojeve të “Krapit” Milaim Vitia.

“Ne kemi qenë aty, fëmija ka qenë brenda në veturë duke fjet. Kemi arrit menjëherë me shpëtu. Familjen e kishte afër, por vetura u fundos shpejt. Ne ishim aty”, pohuan të njëjtit.

Më poshtë pamje: