Fundjava e fundit që do jetë gjithçka mbyllur në Tiranë, por ja çfarë ndodhi në zonën e Astirit

Pak para orën 13:00 të kësaj të shtune që është edhe orari ku gjithçka do të mbyllet deri në orën 05:00 të së hënës, një trafik i rënduar është krijuar në zonën e Astirit.

Një kamera amatore ka filmuar trafikun e rënduar që në fakt ngjan me një ditë të zakonshme dhe jo me një ditë karantine në kuadër të masave për mospërhapjen e CoVid-19.

Megjithatë javën tjetër masat e ndërmarra do të fillojnë të lirohen. Nga e hëna, fasha orare do të hapet, duke ndryshuar nga ora 13:00, në 17:30. Ka qenë vetë kryeministri i vendit Edi Rama i cili është shprehur se kjo do të jetë fundjava e fundit që gjithçka do të jetë e mbyllur.

“Sot është dita e fundit me fashën orare deri në 13.00. Nga sot në 13.00 deri të hënën në 05.00 gjithçka do të jetë e mbyllur dhe të gjithë në shtëpi Nga e hëna, fasha orare do të zgjatet deri 17.30 dhe autorizimet për leje-dalje për pazar do të jenë 90 minuta. Pak nga pak dhe me durim, do të dalim me kokën lart nga kjo luftë”, shkruan kryeministri Edi Rama.