Ftohen “gjakrat”/ Agim Veliu i kërkon falje Vjosa Osmanit për deklaratën fyese ndaj saj

Ministri në detyrë i Punëve të Brendshme, Agim Veliu, ka dalur me një sqarim të fundit rreth deklaratës ndaj U.D Presidentes, Vjosa Osmani, deklaratë kjo që bëri “boom” sot në media dhe u cilësua si bullizëm.

Ai tha se deklarata e tij është keqkuptuar dhe ka qenë totalisht e thënë në kontekst politik dhe jo në termat ofendues, transmeton Ballkani.info.

“Në mënyrën se si është kuptuar jam ndjerë keq, dhe nëse ndokush është ndjerë i ofenduar nga fjalët e mija, unë kërkoj falje”, tha Veliu.
Kujtojmë që përplasjet mes Veliut e Osmanit kanë qenë si vullkane aktive që kanë shpërthyer herë pas here në vjetët e fundit./Ballkani.info/