FSShK-ja letër Kurtit: Në stimulim të përfshihen të gjithë punëtorët shëndetësorë

Federata Sindikale e Shëndetësisë së Kosovës, ka kërkuar nga Qeveria e Kosovës, që në ndarjen e stimulimeve të përfshihen të gjithë punëtorët shëndetësorë, e jo vetëm mjekët dhe infermierët.

Kjo është kërkesa e FSShK-së drejtuar kryeministrit Kurti:

Duke u nisur nga paqartësia e Vendimit të Qeverisë për ndarjen e stimulimeve në lidhje me punëtorët shëndetësor po ju adresohemi se përfitues të këtij stimulimi duhet të jenë të gjithë punëtorët shëndetësor dhe stafi përcjellës duke përfshirë: punëtorët e shërbimeve teknike, bartësit, vozitësit, sigurimi, sanitarët, IT, punëtorët administrative të institucioneve shëndetësore dhe të Ministrisë së Shëndetësisë, inspektorët shëndetësor dhe gjithë të tjerët.

I nderuari Kryeministër, duke ju rikujtuar edhe njëherë se sistemi shëndetësor funksionon në mënyrë zingjirore ju lutem mos bëni diskriminim.

Çdo diskriminim i juaji nga FSSHK do të përdoret si shkas për reagime juridike në të ardhmen, pasi që tani jemi në luftë kundër Pandemisë COVID-19.

Andaj edhe njëherë merreni me seriozitet këtë kërkesë që mos të shkëputet ndonjë hallkë e këtij zinxhiri në shëndetësi.