FSK publikon rezultatet e testimit fizik të kandidatëve për rekrutë, jep njoftimin për testimet e radhës

Ministria e Mbrojtjës ka njoftuar se kanë dalur rezultatet e kandidatëve potencial për rekrut të FSK-së, për testin fizik.

Tutje faqja e Shtabit të Përgjitshëm të FSK-së ka njoftuar në facebook se testimet e radhës do të shtyhen, me çrast do dalin me një njoftim të ri në fund të Janarit të vitit të ardhshëm, shkruan Ballkani.info

Ky është njoftimi i plotë:

NJOFTIM

Ministria e Mbrojtjes i njofton kandidatët për rekrut (OR-1) në Forcën e Sigurisë së Kosovës, me rezultatin përfundimtar të testit fizik.Për shkak të situatës së krijuar me pandeminë COVID-19 ju njoftojmë se për testimin të radhës (testi i inteligjencës dhe njohurive të përgjithshme), do të njoftoheni në fund të muajit janar përmes njoftimit në web faqe.LINK:https://mod.rks-gov.net/?page=1,713