Ministria e Mbrojtjes ditë më parë ka njoftuar për tenderin e radhës. Këtë herë dikasteri që udhëhiqet nga Armend Mehaj përmes prokurimit kërkon një operator ekonomik, për ndërtimin e objekteve ushtarake në dy lokacione.

Për tenderin në fjalë fillimisht janë ndarë 550 mijë euro, ndërsa ndërtimi i objekteve ushtarake e është ndarë në dy pjesë.

Pjesa 1-Ndërtimi i objektit për Bat.II. Kompania B dhe C, në kazermën e FSK-së në Istog , ndërsa Pjesa 2- Ndërtimi i rrjetit të ujsjellësit dhe kanlizimit në Kazermen e FSK-së në Prishtinë, tuhet në titullin e kontratës, i dhënë nga autoriteti kontraktues.

Tutje bëhet me dije se afati për dorëzimin e tenderëve është deri më 18 maj. Ditë më parë ministri Mehaj ka kërkuar që FSK të furnizohet me kamionë të ndryshëm ushtarakë.