Ministri i Mbrojtjes së Kosovës, Armend Mehaj në një postim në Facebook ka njoftuar se FSK-së ka vazhduar pandërprerje operacionin për menaxhimin dhe tejkalimin e situatës emergjente në Deçan.
“Janë angazhuar pesë njësi të specializuara: për detektimin e materieve të rrezikshme, për skanimin dhe incizimin e zonës në burimet dhe rrjedhën ujore, në asistencë mjekësore, operacione civile, së bashku edhe me njësinë homologe të forcave amerikane si dhe oficerët për planifikim dhe organizim shtabor.” njofton Mehaj.
Ai ndër të tjera ka cekur edhe faktin që FSK do ti vazhdojë operacionet deri në tejkalimin e situatës emergjente dhe rikthimit të gjendjes normale.
Postimi i plotë:
Deçanas të mi të dashur,
Të dashur qytetarë të vendit tim,
Nga dita e djeshme, njësitet e specializuara të FSK-së kanë vazhduar pandërprerje operacionin për menaxhimin dhe tejkalimin e situatës emergjente në Deçan.
Sot, bazuar në rrethanat dhe nevojat e Shtabit Emergjent, kemi angazhuar pesë njësi të specializuara: për detektimin e materieve të rrezikshme, për skanimin dhe incizimin e zonës në burimet dhe rrjedhën ujore, në asistencë mjekësore, operacione civile, së bashku edhe me njësinë homologe të forcave amerikane si dhe oficerët për planifikim dhe organizim shtabor.
Vazhdojmë operacionet tona deri në tejkalimin e situatës emergjente dhe rikthimit të gjendjes normale.
Ky është misioni ynë!Kjo është detyra jonë!







