Fshatrat e mjerë të Rusisë, pensionistët pa ilaçe e mjekim FOTO/VIDEO

Banorët e fshatrave ruse po përballen me mungesë të mjekëve dhe ilaçeve  sepse në fshatrat e largëta ruse janë mbyllur qendra e mjekësisë familjare, shkaku i mungesës së financave nga shteti.

Pensionistët e fshatrave Lipi dhe Lugovaya përmes një video i kërkuan presidentit të Rusisë, Vladimir Putin, që t’i ndihmonte, por kjo video nuk u pa kurrë nga Putin.

“Ne ju kërkojmë të na ndihmoni. Ne kemi aplikuar tashmë kudo. Ndihmoni në ruajtjen e qendrës sonë të ndihmës në mënyrë që të trajtohemi normalisht. Si të gjithë njerëzit ”- ky është një fragment nga thirrja e pensionistëve drejtuar presidentit të Rusisë, Vladimir Putin.

Majin e kaluar, qendra e vetme e kontrollit në Lipi dhe Lugovaya, e cila kishte ekzistuar që nga epoka Sovjetike, u mbyll.

Pas kësaj një herë në javë vinte një mjek me pajisje mobile për t’i kontrolluar të moshuarit, por që ky shërbim sipas banorëve ishte tepër i vështirë për shkak të ftohtit të madh.

Sipas banorëve, ishte ftohtë vetëm për të qëndruar në të, e lëre më të zhvishej deri në bel.

Siç thonë banorët, mjeku që erdhi për t’i kontrolluar atë ditë “po dridhej nga i ftohti” .

“Të gjithë e kuptojmë se tani nuk ka mjekë. Ne do të presim, jemi të detyruar, sepse s’kemi mundësi të shkojmë dikur tjetër”, thotë pensionistja 75 vjeçare Nina Grigorievna.

Nina Grigorievna përveç shërbimeve të tmerrshme shëndetësore, ajo ankohet edhe për pensionin tepër të vogël që nuk i mjafton as për ushqime e lërë më për ilaçe.

“Megjithëse kemi punuar në ferma gjithë jetën tonë. Nëse nuk do të na lejohej të merrnim hua për ushqim, nuk do të kishim jetuar. 9 mijë (afër 90 euro)  rubla pension nuk mjaftojnë për asgjë”, thotë ajo.

Banorët detyrohen në qëndrojnë në një dyqan të ngrohen derisa t’iu vije radha për kontroll në një kamion të improvizuar.

Në këto fshatra nuk ka as transport publik, dhe infrastruktura është e shkatërruar. /Ballkani.info/