FSB-ja ruse, nën dyshimin për tradhti, arrestoi drejtorin e përgjithshëm të Sistemeve hipersonike ruse

Oficerët e Shërbimit inteligjent rus (FSB), nën dyshimin për tradhti, kanë arrestuar drejtorin e përgjithshëm të Ndërmarrjes Kërkimore të Sistemeve Hipersonike, Alexander Kuranov.

Alexander Kuranov është një nga ekspertët më të mirë rusë, në fushën e fizikës dhe kimisë, si dhe autorë i mbi 120 punimeve shkencore. Kuranov për shumë vite ka punuar në fushën e teknologjisë hapësinore, me theks të veçantë në zhvillimin e shpejtësive hipersonike të fluturimeve në hapësirë.

Kuranov, përveç punës në Ndërmarrjen Kërkimore të Sistemeve Hipersonika ka punuar edhe në Universitetin Politeknik të Shën Petersburgut, ku ka drejtuar degën e Departamentit të Sistemeve Inteligjente.

Viteve të fundit në Rusinë e Putinit, është në rritje dukuria e arrestimit të shkencëtarëve eminent rusë, të cilët kryesisht punojnë në zhvillimin e projekte që ndërlidhen me hapësirë dhe Industrinë ushtarake. Gjatë 20 viteve të fundit në Rusi janë arrestuar dhe janë ndjekur penalisht më shumë se 30 shkencëtarë rusë.

Vlen të ceket se në fillim të vitit, po nën akuzën për tradhti ishte arrestuar profesori i Institutit të Fizikës dhe Teknologjisë në Moskë, doktori i shkencave teknike, Vatery Golubkin.