Një qytetar nga Shtërpca ka raportuar në Polici se ka gjetur të vizatuar në tri vende në pajisjen e tij të punës shkronjën “Z”, e cila po përdoret nga Rusia si simbol i pushtimit ushtarak në Ukrainë.

Sinjali mëson se pasi ka gjetur të vizatuar këtë shkronjë me të madhe, M.H., ka lajmëruar menjëherë Policinë dhe ka deklaruar se ndihet i frikësuar dhe i provokuar.

Burimet e Sinjalit brenda Prokurorisë kanë bërë të ditur se me urdhër të prokurorit është iniciuar rasti si “mbishkrim në mjetin e punës”.

Sinjali ka siguruar edhe pamje nga pajisja në të cilën u gjet e shkruar simboli “Z”.