Frika nga tërmetet, ky shtet vendos të mbyllë shkollat

Ministria e Arsimit në Itali, ka marrë vendimin për të mbyllur shkolat në zonën e perugias për dy ditët e ardhshme, si masë sigurie pas tërmeteve të forta që goditën gjatë ditës së enjte zonën.

Kujtojmë që Italia u godit nga 3 tërmetet gjatë ditës së sotme, epiqendra ishte në zonën e Umbrias.

I pasi u regjistrua në orën 16:05 me magnitudë 4.4, i dyti në orën 20:08 me manitudë 4.6 dhe i treti pak minuta më pas me magnitudë 4.2.

Pak më parë shërbimi i mbrojtjes civile italiane bëri të ditur se nuk ka të lënduar apo dëme të rënda materiale.

Shumë banorë, megjithatë, në rajonin e Umbria, pas këtyre lëkundjeve dolën në rrugë dhe nuk janë kthyer ende në shtëpitë e tyre. Zjarrfikësit ndodhen në vendngjarje për arsye sigurie, u evakuan katër ndërtesa, në të cilat banojnë gjithsej tridhjetë persona. Edhe Universiteti i Perugias do të qëndrojë i mbyllur nesër dhe pasnesër.

Së fundmi, mediat vendase theksojnë se ky rajon i Italisë qendrore është veçanërisht sizmik dhe se mund të ndodhin tërmete më të forta.